E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida Maliqi prezantuesja e Festivalit te Kenges

10/11/2010Kete here nuk do te jete nje konkurrente. Do te shfaqet per te paren here ne rolin e nje prezantueseje ne nje prej festivaleve kur per vite ka qene pjesemarrese.

Kengetarja Jonida Maliqi do te jete moderatore e Festivalit te 49-te te Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar pergjate tre neteve te spektaklit te tij.

Nderkohe eshte mbyllur afati per paraqitjen e kengeve nga artistet shqiptare per te marre pjese ne Festival.

Festivali i Kenges do te zhvillohet me 23 dhe 24 dhjetor ndersa me 25 dhjetor do te mbahet nata perfundimtare e tij qe do te nxjerre dhe kengen fituese qe do te perfaqesoje Shqiperine ne EuroSong.

Pas Zvicres Shqiperia do te jete vendi i dyte per te zgjedhur ne dhjetor perfaqesuesin e Festivalit Evropian te Kenges ne 2011-en.

Jonida Maliqi ka qene disa here pjese e Festivalit te Kenges ku eshte vleresuar me se miri dhe ne 2004-en ka fituar edhe cmim me kengen e saj Frikem se me pelqen. Pjesemarrja e saj e fundit ishte ne vitin 2006 por ajo eshte pare pothuajse cdo vit ne skenen e festivalit gjate nates se dueteve. Keshtu vitin e shkuar ajo performoi ne nje duet me pjesemarresen ne festival Flaka Krelani.

Maliqi nuk do te jete e vetme ne skene gjate tre neteve te festivalit. Krah saj do te shfaqen edhe dy artiste meshkuj te cilet do ti bashkohen asaj si bashkeprezantues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›