Aktori Robert Ndrenika feston 70 vjetorin
TIRANË- Aktori i skenës dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot 70-vjetorin e tij të lindjes.
Ndrenika prej 4 ditësh ndodhet në Gjermani. Aktori i kushton shumë kohë gruas së tij, Polikseni që është tepër e sëmurë. Cifti jeton së bashku në Tiranë, ndërsa këtë përvjetor të 70-të, aktorit i duhet ta festojë në Gjermani.
Artisti që mbahet mënd për Qazim Mulletin tek “Prefekti”, Vangjeli tek “Përrallë nga e kaluara”, babai “Në shtëpinë tonë”, si dhe për interpretimet e tij në filmat si “Shi në plazh”, “Kapedani”, “Nëntori i dytë” dhe së fundi në filmin “Kronikë provinciale", nuk ka vendosur të shkëputet prej saj.
Debutimi i tij i fundit në teatër ka qënë ai në shfaqjen "Harvey", që ka inauguruar Teatrin e Metropolit, me regji të Hervin Çulit, ndërkohë që në mars të vitit 2011-të Ndrenika ka qënë i pari që hapi dyer dhe hyri në sallën e re "Shekspir" të këtij teatri.
Robert Ndrenika ka lindur në vitin 1942 në Tiranë. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksandër Moisiu", ndërkohë që deri në vitin 1970 ka punuar si aktor në Teatrin "Skampa" të Elbasanit.
Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe në vitin 1988 titulli "Artist i Popullit".
(ma.ar/BalkanWeb)