Greqi, Papadhimos: Zgjedhje, kur qeveria të përfundojë detyrën
ATHINE - “2012-a do të jetë një vit i vështirë, por nëse ne punojmë së bashku, mund të krijojmë kushtet për daljen nga kriza”, tha kryeministri grek Papadhimos, në takimin e tij me rreth 40 redaktorë politike të shtypit.
Sipas vlerësimeve nga kryeministri i vendit, në këto kushte, në fund të vitit, mund të ketë rritje të punësimit dhe krijim të mundësive për qytetarët.
Ndërkaq, javët e ardhshme do të jenë veçanërisht kritike, teksa duhet të plotësohen tri objektiva kryesore:
1.Greqia duhet të respektojë gjithë angazhimet që ka ndërmarrë në bazë të programit ekzistues të mbështetjes.
2.Të hartohet një program i ri me kredibilitet, me qëllim që të arrihet përmirësimi i financave publike dhe rimëkëmbja e ekonomisë.
3.Të finalizohet, sipas karakteristikave bazë që u përcaktuan me vendimet e samitit të BE-së të 26 tetorit 2011, reduktimi i borxhit nëpërmjet pjesëmarrjes së sektorit privat (PSI).
“Nëse arrijmë këto qëllime, partnerët tanë evropianë dhe FMN-ja do të vazhdojnë të financojnë në vend pandërprerë, për tre vitet e ardhshme”, tha Papadhimos.
Ai u shfaq i sigurt se qeveria e koalicionit mund të bëjë punën e saj në mënyrë më efikase, sesa një qeveri tjetër, por për këtë ajo kërkon mbështetje politike.
Lidhur me kërkesat e Trojkës për rishikimin e pagës minimale në sektorin privat dhe heqjen e pagës së 13 dhe 14, qeveria pret rezultatet e dialogut me partnerët socialë, por sindikatat e sektorit privat janë shprehur totalisht kundër dhe kanë paralajmëruar greva.
Mbi këto cështje deri tani, nuk ka pasur rezultat as nga takimet, që kryeministri zhvilloi me kreun e Demokracisë së re, Samaras dhe atë të LAOS, Karaxhaferis.
Të shtunën në mëngjes Papadhimos do takojë kreun e PASOK Papandreu dhe do të diskutohet mundësia e një takimi të liderëve e partive politike të tre partive që mbështesin qeverinë e Papadhimos.
Lidhur zgjedhjet, kryeministri grek beson se ato duhet të zhvillohen pas përfundimit të projekteve të ndërmarra nga qeveria, por pa specifikuar ndonjë datë të saktë.