NRG Band dhe KAOS ndihmojnë Naronin

Grupet e njohura të skenës muzikore shqiptare, NRG Band dhe KAOS, do të performojnë pa pagesë, për t'i dalë në ndihmë vogëlushit 5 muajsh, Naronit, që vuan nga një sëmundje e melçisë.
"T'i ndihmojmë Naronit ta vazhdojë buzëqeshjen", është moto e mbrëmjes bamirëse që do të mbahet këtë të mërkurë , në një nga klubet e natës në Prishtinë. Karahas dy grupeve të njohura, do të performojnë edhe Ego Band, Dj Professional e Dj Gramo-F.
Naroni i vogël, është i lindur më 30.08.2012 është diagnostikuar ngushtimi i kanaleve biliare, kësisoj bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë dhe kur nuk trajtohet rezulton në cirozë të mëlçisë kërcënuese për jetë dhe humbje të funksioneve të mëlçisë. Mëlçia e bebes 5 muajshe tashmë është dëmtuar dhe transplantimi duhet të kryhet brenda vitit të parë të lindjes. Transplantimi kushton 125.000 euro, shumë e cila duhet të paguhet paraprakisht në Kliniken Universitare në Regensburg para se të fillojë trajtimi dhe operacioni. Këtë shumë nuk mund ta përballoj familja e Naronit të vogël. Në bashkëpunim të ngushtë me Kliniken Fürth dhe Shoqatën e miqve dhe sponzorëve të Klinikes për fëmijë në Fürth është krijuar llogaria për donacione për Naronin./Indeksonline/http://narons-leben-retten.de/nje-melci-e-re-per-naronin/