Aktori zihet mat, shikon gjoksin e kolegës

Aktori Brandley Cooper është zënë duke ia shikuar gjoksin bashkëaktores së tij të bukur, Jennifer Lawrence gjatë promovimit të filmit të tyre të ri.
Sytë e aktorit ishin poshtë, drejt pamjes së bukur që ofronte fustani i hapur i 22 vjeçares, Jennifer derisa të dy pozonin në tapetin e kuq për filmin “Silver Linings Playbook”.
Brandley 37 vjeçar, dhe ylli i Hunger Games kanë pas rolin e një çifti që shpesh ndaheshin dhe pajtoheshin në filmin e ri, por edhe në jetën reale duket se ka pas pak tërheqje mes tyre dhe kjo u vërtetua edhe në këtë foto.
Shpresojmë që e dashura e tij, ylli i Avatar, Zoe Saldana ta kuptojë këtë gjë dhe të mos kenë probleme. /Indeksonline/