Tregohet arrogante me fansen

Këngëtarja, Miley Cirus na kë lënë të kuptojmë se përveq flokëve të cilat i ka shkurtuar në minimum, ajo ka shkurtuar edhe mirësjellejen e saj me fansat.
Ylli i, “Hannah Montana”, ka befasuar të gjithë në momentin kur jo vetëm që ka refuzuar të pozojë me një fanse por, gjithashtu është treguar arrogante duke e shtyer vajzën matanë.
Miley ka pasur përvoja të kqija me fansat, dhe këtu përmendin një rast kur një burrë i quajtur, Jason Luis Rivera i ishte vërsulur asaj me gërshërë, e që tani po vuan denimin prej 18 muajsh, për rrezikun që i’a ka shkaktuar këngëtares.
Sidoqoftë, ky gjest i këngëtares e ka bërë fansen të shpërthejë në lotë dhe është dashur e gjithë kjo histeri që Miley më në fund të ndalet për ta bërë një fotografi me vajzën në fjalë.
Kohëve të fundit, Miley po kalon peridhë të vështirë pasi që mediet e huaja së fundmi kanë raportuar se i dashuri i saj, Liam, e ka tradhtuar atë gjatë një nate kur Miley nuk gjendej në Hollywood./Indeksonline/