E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton Kutcher udhëton mijëra kilometra për ta ngrohur të dashurën

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë vendosur të ndihen të ngrohtë edhe gjatë të ftohtit të dimrit. 

Dyshja e bukur u panë duke mbajtur duart e njëri tjetrit dhe të përqafuar derisa shëtisnin gjatë një pushimi, nëpër rrugët e Romës ku Mila po punon në filmin e saj të ri. 29 vjeçarja dukej e relaksuar e veshur me rroba të zakonshme, me një xhaketë të zezë, me xhinse dhe një shallë rreth qafës.

Por ajo dukej qartë se kishte të ftohtë, dhe u mbështet në krahët e të dashurit.

Ylli i “Two and a Half Men” udhtoi mijëra kilometra për të kaluar pak kohë me yllin e “The Black Swan”, e cila është duke gjiruar filmin “The Third Person” në qytetin Italian. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›