E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja del kundër qëndrimeve feministe

Në Festivalin e Filmit në Cannes po bëhet gjithnjë e më i zhurmshëm debati për barazi gjinore në programet kryesore të festivalit, ku mungojnë emrat e regjisoreve femra. Në garë për çmimin kryesor nuk është asnjë femër, përderisa në programin Un Certain Regard, të rezervuar vetëm për regjisorë të rinj, janë vetëm dy.

E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2010, kur Cannes u kritikua shumë nga feministet. Vitin e kaluar në konkurrencë ishin katër regjisore, dhe kjo nga shumëkush u komentua si “pranim i gabimit” të vitit 2010. Sivjet, ndërkaq, sërish është hapur debati për diskriminim gjinor. Disa madje shkojnë aq larg, saqë propozojnë edhe krimin e “kuotave femërore” në festival.

Si rrjedhojë, para premierave filmike u shfaqën edhe aktivistet e grupit ‘La Barbe’, të cilat protestuan kundër dominimit të meshkujve në festival. Debati u “ndezë” edhe më shumë pas deklaratës së aktores, Jessica Chastain, sipas së cilës “është marrëzi” që filmat të vlerësohen për nga përkatësia gjinore e autorëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›