Kryeziu: Hetim parlamentar për 'krimet' ndaj LDK-së!

Sipas Kryeziut, kjo do të duhej të bëhej me konsensusin e partitive politike, përndryshe iniciativa do të sabotohej, siç po ndodh në rastin e nismës për zbardhjen e veprimtarisë së SHIK-ut dhe agjenturave tjera joformale.
“Hetimet janë të rëndësishme, sepse ka pasur teori se gjoja në LDK po e vrasin vetveten për ta ngritur çmimin në tregun elektoral”. Sipas tij, nëse tash elektorati ka një alergji ndaj krimit, natyrisht që duhet të preferojë LDK-në, ‘një parti civile, paqësore, e cila është martirizuar’.
Ndërkohë, Kryeziu vlerëson se ‘yjet’ e dikurshme të LDK-së, nuk do të thotë se janë shuar, nëse nuk bëjë shpesh paraqitje publike. “Për fat që keq ka edhe zyrtarë që edhe shtetin do ta përmbysnin, nëse nuk do të mund të mbeteshin në karrige”, ka thënë Kryeziu.