E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktorja hollivudiane Eliza Dushku merr pasaportë shqiptare

TIRANË- Aktorja hollivudiane Eliza Dushku tashmë ka në dorë pasportë biometrike shqiptare dhe kartën e identitetit.

Dokumentat shqiptare të identifikimit i janë dhënë aktores së mirënjohur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme gjatë një pritjeje të organizuar për të.

Gjatëe bisedes me kryeministrin, Eliza u shpreh se ndjehej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare.

Më pas, biseda vazhdoi rreth Shqipërisë, bukuritë e së cilës tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, zhvillimit të vendit dhe veçanërisht, turizmit.

Aktorja Dushku e njohu , kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare.

Ajo shprehu entuziazmin që ndodhej për një vizitë disaditore, me qëllim realizimin e një dokumentari që do të promovojë në botë Shqipërinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›