Masakra e Korçës, ende nuk gjendet koka e Liljana Arapit
KORCE- Vazhdojnë kërkimet për të gjetur kokën e Liljana Arapit, gruas 42 vjecare, trupi i së cilës u gjet i masakruar mëngjesin e 12 prillit.
Policia dyshon se koka e gruas mund të jetë fshehur nga 84- vjeçari, Gaqo Dumka, i arrestuar si autor i krimit makabër, prandaj policia nuk ka ndalur as sot kërkimet brenda banesës ku ka ndodhur vrasja.
Kërkime të tjera vazhdojnë dhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të qytetit, pranë fshatit Ravonik, ku dhe trupi dhe gjymturët e gruas u gjetën të futura në thasë të ndryshëm.
Operacione kërkimi janë duke u zhvilluar edhe në lumenjtë e zonës, pasi një tjetër pistë që po ndiqet është edhe ajo e hedhjes së kokës në lumenjtë e zonës, me qëllim humbjen e gjurmëve.
Grupi hetimor ka siguruar prova të shumta që akuzojnë plakun 84-vjeçar Gaqo Dumka si vrasës të 42- vjeçares Liljana Arapi. Por për të nuk përjashtohen edhe pista të tjera, për të cilat po hetohet. SH shkruan se gjatë rimarrjeve në pyetje, i moshuari ka mohuar të ketë kryer krimin, dhe se kishin qenë dy persona të tjerë që kishin hyrë në banesë, kishin kryer vrasjen dhe kishin marrë kokën me vete. Në funksion të zbardhjes së krimit makabër policia ka shoqëruar shumë persona për dëshmi. Mësohet se deri tani janë marrë dëshmitë për ngjarjen nga më shumë se 20 persona të ndryshëm.
(s.g/balkanWeb)