Aktorja turke në Milano Fashion Week/ Hande Erçel vlerësohet nga kritika për veshjen më të rafinuar pas zgjedhjes së fustanit të bardhë

Aktorja e njohur turke Hande Erçel ka tërhequr vëmendjen mes të ftuarve në një prej eventeve prestigjioze të modës në Milano. Ajo zgjodhi një fustan të bardhë që nxirrte në pah elegancën e saj, duke marrë kështu vlerësime të shumta nga adhuruesit e modës.
E njohur jo vetëm për rolet e saj në ekran, por edhe për paraqitjet në evente ndërkombëtare të modës, Hande Erçel u kthye në një prej figurave më të spikatura të mbrëmjes. Veshja e saj u shoqërua me një korse, aksesorë minimalist dhe flokë të lëshuar të cilën kritika e cilësoi atë si një shfaqje të rafinuar pa teprime.
Aktorja vazhdon të jetë një prej emrave më të komentuar të botës së modës krahas karrierës në televizion ndërsa paraqitjet e saj në evente ndërkombëtare kanë shtuar gjithnjë e më shumë praninë e saj në skenën globale industrisë së modës.