E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti të enjten, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në zonat malore e bregdetare

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se dita e enjte do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era do të jetë kryesisht nga jugperëndimi dhe herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Për shkak të forcimit të erës përgjatë zonave bregdetare, në dete parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/27 Diell
Kukës 8/20 Diell pak re
Lezhë 11/26 Diell
Dibër 7/19 Diell pak re
Durrës 12/27 Diell
Tiranë 13/28 Diell
Elbasan 12/28 Diell
Berat 12/28 Diell
Vlorë 13/27 Diell
Korçë 8/19 Diell pak re
Gjirokastër 10/28 Diell
Sarandë 13/27 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›