E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: Prioritet, koordinimi sa më i ngushtë mes aleatëve në garantimin e mbrojtjes dhe paqes

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore (CEDC) dhe Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Brdo pri Kranju (Slloveni), ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe adresimi i sfidave të përbashkëta në mjedisin e sotëm të sigurisë.

Gjatë Ministerialit, ministri Nufi theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar kontributin aktiv në iniciativat e përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.

“Shqipëria vijon e palëkundur dhe në mënyrë aktive kontributin e saj në çdo iniciativë të përbashkët rajonale dhe ndërkombëtare. Task-forca Mjekësore Ballkanike është një prej tyre, si një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë në drejtim të integrimit euroatlantik.”, u shpreh Nufi.

Ndër të tjera, ai theksoi se “në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, mbetet prioritare nevoja për një koordinim sa më të ngushtë ndërmjet aleatëve e partnerëve me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive dhe garantimin e paqes”.


/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›