E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës pa stemën e RKS-së!

Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës që nga fillimi i vitit 2013, nuk e kanë stemën e Republikës së Kosovës. Në këtë vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë të marrë në tetorin e 2012-ës shihet qartë stema që identifikon Republikën e Kosovës.

Por, tetë muaj më vonë stema nuk shihet më në aktvendime gjyqësore. Petrit Zogaj nga lëvizja FOL ka thënë se logot e Republikës së Kosovës po tentohet të hiqen nga çdo dokument shtetëror, transmeton KTV .

Ai mori shembull edhe këmbënguljen e serbëve për fletëvotimet e tre nëntorit që të mos ketë logo dhe tha se nëse kjo është strategjia atëherë negociatat në Bruksel kanë filluar ta zbehin shtetin e Kosovës në letër dhe jo vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës. Por pretendimet se kjo ka ardhur si pasojë e bisedimeve me Serbinë i hedh poshtë autoriteti më i lartë i gjykatave në vend.

I pari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zotohet se largimi i stemës së Republikës nuk ka të bëjë asgjë me bisedimet me Serbinë. Megjithatë shoqëria civile kërkon t’i bëhet një interpretim kushtetues mospërdorimit të stemës së Kosovës në Vendimet e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›