E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa rekomandime dhe pa pajtime rreth përdorimit të shamisë

Çështja e bartjes së mbulesës në institucionet arsimore do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë. Kjo për faktin se anëtarët e Komisionit këshillëdhënës për çështjen e lirive fetare kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta, transmeton KTV. Pavarësisht se kryesuesi i këtij komisioni, Amir Ahmeti, ka deklaruar se komisioni i ka dërguar rekomandimet kryeministrit, një gjë e tillë është mohuar nga anëtari tjetër, Petrit Selimi. Ai ka insistuar në faktin se komisioni nuk është dakorduar për asgjë.

Selimi ka thënë se kryeministrit nuk mund t’i dërgohet asnjë lloj rekomandimi pa u diskutuar me mekanizmat relevantë dhe organizatat joqeveritare. Ndërkohë Ministria e Arsimit mohon faktin se ka marrë ndonjë rekomandim për të ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e shamisë në institucione shkollore.

Këshilltar politik i ministrit Ramë Buja, Arbër Morina thotë se në rast që qeveria merr ndonjë vendim, Ministria e Arsimit është e obliguar ta respektojë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›