E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirurgu vjedh drogën nga stomaku i të operuarit

Policia ruse e ka zënë kirurgun për të cilin dyshohet se ka vjedhur një pako drogë të llojit heroinë të cilën e kishte nxjerrë nga barku i një transportuesi ilegal. Rasti bizar ka filluar kur njërit iu përkeqësua gjendja në tren dhe për këtë shkak ai u dërgua në spital.

Policia kishte informata se fjala ishte për një bartës droge të pakove me heroinë që përpiqej t’i kontrabandonte në stomak.Në spital pastaj u bë operacionin me ç’rast pakot dhe u nxorën nga lukthi. Or pas operacionit u zhvillua një situate e pazakonshme.

Policia vërejti se mungonte një pako e nxjerrë ndërsa kirurgu që e kishte operuar sillej në mënyrë të çuditshme. Policët pastaj pakon e humbur e gjetën te kirurgu. Kirurgu për të cilin thuhet të dosje të përdorimit të drogës, tani mund të dënohet me 15 vjet burg për shkak të vjedhjes dhe të posedimit me sasi të madhe të drogës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›