E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza Henri pyetjet me video-konference

Gerdeci Amerikani i SAC nuk u eshte pergjigjur dy leter-porosive te gjykates shqiptare

Prokuroria ngulmon per te pyetur amerikanin Patrik Henri i cili mund ta ndihmoje akuzen per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit. Seanca e djeshme gjyqesore ka deshtuar serish kjo per shkak te mungese se avokateve. Megjithate ne nje faze te ndermjetme prokurori Altin Dumani i kerkoi trupit gjykues qe te ridergoje drejt SHBA-se leter-porosine e trete ndaj administratorit te firmes Sac-Albademil Patrik Henri. Ne rast se deshtohet edhe me leter-porosine e trete marrja ne pyetje te behet me video-konference edhe nese Patrik Henry nuk gjendet kerkoi organi i akuzes duke shtuar se vonesat ne shtyrjen e kesaj seance gjyqesore jane te justifikuara dhe afatet e paraburgimit pezullohen. Megjithate edhe ne kete rast kater te arrestuarit e akuzuar si shkaktaret e tragjedise se Gerdecit rrezikojne te dalin nga burgu pasi procesi gjyqesor po zvarritet pambarimisht. Ky proces gjyqesor ka filluar ne daten 13 mars te vitit te kaluar dhe pergjate 93 seancave gjyqesore kane deshmuar dhjetera punetore te fabrikes se demontimit. Akuza ka kembengulur shpeshhere ne pyetjen e amerikanit Patrik Henri duke e konsideruar si nje nga personat qe mund te zbardhe shume detaje. Nderkohe disa nga te pandehurit e akuzojne Henrin se eshte nje nga shkaktaret e tragjedise dhe se ai kishte pergjegjesi per kontrollin dhe ruajtjen e territorit ku kryhej demontimi.

Nderkohe sipas deshmise se dhene para agjenteve te FBI-se presidenti i SAC-it ka saktesuar se ishte mashtruar nga Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji. Mashtrim ky qe konsiston ne sjelljen e tij ne Shqiperi per te demontuar municione te vogla kontraten e lidhur mes tij dhe MEICO-se dhe me pas mes SAC-it dhe Albademilit duke ia shitur dhe transferuar te drejten e demontimit dhe cmilitarizimit te municioneve kompanise se Delijorgjit e cila nen emrin e SAC-it amerikan ka perfituar shuma te medha parash duke mos ia kaluar SAC-it te ardhurat qe i takonin sipas kontrates. Kam shkuar ne Shqiperi gjashte here duke qendruar gati 20 dite. Udhetime keto qe kane konsistuar ne takime me Ylli Pinarin dhe me pas me Mihal Delijorgjin e Dritan Minxollin. Shumica e ketyre takimeve eshte kryer ne kafe dhe restorante dhe pak takime ne zyrat e MEICO-s. Pinari me sugjeroi te kisha nje ortak ne Shqiperi pasi i vetem do te cilesohej puna ime e paligjshme. Ai me prezantoi Mihal Delijorgjin me te cilin sipas direktivave dhe udhezimeve te Pinarit nenshkrova kontraten e pare. Me 6 qershor 2006 kam firmosur kontraten mes SAC-it dhe MEICO-se me 7 qershor mes meje dhe lsquoAlbademil-it e cila do te siguronte fonde per ndertimin e fabrikes. Une kam paguar ne SHBA rreth 860 mije dollare amerikane. Deri me tani nuk kam marre asnje qindarke as per makinerite qe dergova ne Shqiperi as nga te ardhurat e materialit te skrapit te mbetur dhe as nga perqindja e aksioneve qe kisha me lsquoAlbademil-in ka thene nder te tjera presidenti i SAC-it Henri. Ai tha se diten e shperthimit me 15 mars 2008 kishte rreth 520 tone barut te municioneve te kalibrave te vegjel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›