Rama Se shpejti mocion mosbesimi ndaj

Lideri i opozites Edi Rama deklaroi se socialistet do te bejne nje prove force ne Kuvend. Deputetet e PS-se do te kerkojne se shpejti nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit per te votuar mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Kreu i Partise Socialiste ne Asamblene Kombetare te PS-se beri te ditur perpara anetareve se mocioni ndaj Kryeministrit do te behet per te dalluar grupimet ne Kuvend qe mbrojne interesat e qeverise dhe atyre qe mbrojne interesat e qytetareve. Ndersa mocioni per Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli do te behet per shkak se socialistet mendojne qe ajo eshte pergjegjesja qe shqiptaret nuk munden dot te konsiderohen qytetare te Bashkimit Europian per shkak te pengeses se arritjeve te standardeve nga ana e Parlamentit.
Mocioni per qeverine dhe KuvendinSipas gjasave perballe ketij mocioni mosbesimi qe do te dirigjohet nga opozita mazhoranca te kaperceje kufirin e 70-1 te votave. Ne fakt ajo qe opozita synon te arrije eshte diferenca e votave dhe pakenaqesia brenda deputeteve te shumices qe mund te votojne ndryshe per mocionin per qeverine e ndryshe per ate ndaj kryetares se Kuvendit Topalli. Kjo do te tregoje edhe influencen e secilit prej tyre ne mazhorancen aktuale. Ne do te kerkojme ne nje seance te jashtezakonshme mocionin e mosbesimit per Kryetaren e Kuvendit Topalli si nje pengese per arritjen e standardeve theksoi Rama duke shtuar se PS-ja gjithashtu do te kerkoje mocion mosbesimi edhe per kreun e qeverise si nje akt i dobishem qe mbase nuk mund te sjelle rrezimin e qeverise por sipas tij do te nenvizoje qarte ndarjen ne Parlament te atyre qe mbrojne te drejtat e qeverise dhe atyre qe mbrojne te drejtat e shqiptareve. Gjithashtu Rama ka theksuar se PS-ja eshte e vetmja shprese qe kane shqiptaret per nje qeveri e cila punon me perkushtim per ta dhe nuk ben lufte barbare kunder opozites.
Oferta per krizenKryesocialisti Edi Rama u ka sqaruar dje anetareve te Asamblese Kombetare oferten e 22 tetorit drejtuar Kryeministrit Berisha per zgjidhjen e krizes politike. Edhe nje here kreu i PS-se ka theksuar se hetimi i zgjedhjeve eshte celesi i zgjidhjes se kesaj krize. Kete here lidershipi i PS-se shtoi se ne oferten e re te bere nga opozita nuk kerkon fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per hetimin. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht se sa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor tha Rama.
ProtestatPer te mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga loja e piste politike ose puci i manipulimit lideri i PS-se ka artikuluar dje serish fjalen lsquoproteste. Sipas kryesocialistit Rama protestat per zgjedhje te lira dhe demokratike do te sherbejne per te shuar strategjine e Kryeministrit Berisha per lsquote vrare edhe zgjedhjet e ardhshme dhe shpresen e shqiptareve. Nuk mund ta ndryshojme ne leter Kodin Zgjedhor se kete e kemi bere ne 20 vite. Opozites shqiptare i duhet nje garanci qe zgjedhjet e se ardhshmes nuk do te jene si te shkuarat te deformuara nga Sali Berisha tha Rama. Kryesocialisti theksoi se Shqiperia e humbi shansin historik per te bere ne vitin 2009 zgjedhje te standardeve europiane ndaj theksoi se nuk mund te hiqet dore nga kerkesa per ti cliruar zgjedhjet nga fuqia deformuese e procesit. Kryesocialisti theksoi se zgjedhjet vendore po vijne ndersa qeveria po kerkon te marre rob bashkite dhe komunat e opozites. Ne na duhen garanci per zgjedhjet e ardhshme por garancia nuk merret me sundimin e Berishes i cili refuzon te hape edhe kutite e materialeve zgjedhore kerkese te cilen e bene edhe europianet si parlamentarja e djathte evropiane Doris Pack tha Rama.