Dukatasit vendosin Nuk ka park eolik

Dukatasit nuk do te lejojne ndertimin e parkut eolik ne gadishullin e Karaburunit per sa kohe ky territor nuk u njihet si prone e tyre. Dje nje dite pas perplasjes se dhunshme me policine dukatasit kane mbledhur ate qe e quajne Kuvendi i Madh i Dukatit dhe pasi kane analizuar situaten kane marre vendimet qe kane vleren e ligjit per banoret e ketij fshati.
Me shume se 250 burra e djem u mblodhen dje paradite ne qender te fshatit ne nje lokal ne nje organizim qe ishte me shume proteste sesa mbledhje. Mes parullave qe u benin thirrje te gjithe banoreve te zones te bashkoheshin per ceshtjen e prones burrat e Dukatit u betuan edhe njehere se do te mbrojne token e te pareve qofte edhe duke dhene jeten.
Mbledhja u drejtua nga Hamdi Jazo njeri nga te moshuarit qe ben pjese ne pleqesine se Kuvendit te Madh te Dukatit. Ai tha se banoret e ketij fshati nuk po bejne asgje tjeter pervec plotesimit te amanetit te te pareve per te mbrojtur token e tyre.
Jazo iu pergjigj edhe ministrit Basha i cili te enjten i quajti protestuesit talebane e falanga te krimit dhe u zotua se do ti shtypte me cdo forme. Ministri tha se do te na shtype se do te na vrase. Por ne i themi ministrit Basha qe token nuk do ta leshojme se jemi duaktas dhe nuk trembemi nga kercenimet tha Jazo.
Nje nga te rinjte e fshatit Ediol Kulluri sqaroi se protestat e dukatave u rindezen sepse qeveria shkeli marreveshjen e bere disa jave me pare. Nga bisedimet qe ne beme me perfaqesues te shtetit na premtuan se do te zgjidhej ceshtja jone. Qe nga ky moment ne i pushuam protestat dhe rame dakord duke plotesuar marreveshjen. Por me vone morem vesh se qeveria ka bere nje marreveshje dhe Karaburunin qe nga Kepi i Gjuzes deri ne Qafe te Llogorase dhe malin e Dukatit ua jep italianeve me qira per mullinjte me ere tha Kulluri i cili theksoi se dukatasit nuk do te lejojne ndertimin e parkut eolik per te cilin ka vendosur qeveria. Ne nuk jemi kunder mullinjve me ere por fillimisht te na jepen certifikatat e pronesise ose te na shpronesojne sipas ligjit tha ai.
Te rinjte qe merrnin pjese ne tubimin e djeshem ne Dukat thane dje se sulmi ndaj policise erdhi si pasoje e dhunes qe policia perdori kunder protestuesve. Ne shkuam per te protestuar paqesisht por u dhunuam nga shteti tha njeri prej te rinjve. Ndersa Ediol Kulluri duke iu pergjigjur ministrit Basha tha se Ne nuk jemi falangat e krimit dhe nuk na tregon dot njeri se jemi te majte. Ne jemi pa parti dhe ne do te mbrojme Dukatin dhe jo partite. Te bej thirrje zoti minister qe te shikosh keta burra dhe keta banore dhe te mos na quash falanga te krimit dhe te mos na e ndezesh shume koken se e kemi me te forte se ti. Ne jemi gati te vdesim per vendin tone dhe mos ushtro me dhune ndaj grave dhe burrave te moshuar.
Banoret e Dukatit thane dje se dy prej 15 te arrestuarve jane ne gjendje te rende per shkak te dhunes se ushtruar nga policia. Ata thane se do te vazhdojne protestat deri ne zgjidhjen e problemit te tyre. Dje ata bllokuan rrugen per 30 minuta dhe u shprehen se do te vazhdojne protestat deri ne lirimin e te gjithe te arrestuarve.