E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza analizon provat dalin tre pista te reja

20/09/2010Zhdukja e Bleona Mates

TIRANE- Zhdukja pa lene gjurme prej disa muaj e vogelushes Bleona Mata ka detyruar ekspertet e Prokurorise se Krimeve te Renda te analizojne te gjitha provat e mbledhura si dhe te ngrejne pista shtese mbi ngjarjen. Nisur nga keto rrethana hetuesit dhe prokurori Anton Martini te zbresin ne Kukes per te vazhduar hetimet duke rimarr ne pyetje dhjetera persona. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprime ne tre pista ku e para lidhet me mos krehjen e plote te zones kufitare te pjeses se Kosoves pasi zona malore eshte e dendur dhe eshte e minuar. E dyta lidhet me dyshimet se vajza mund te ndodhet ne Maqedoni tek motra e nenes se vajzes e cila eshte e martuar ne kete shtet si dhe pisten e trete ekspertet e kane lidhur me konfliktet qe nena e vogelushes 6 vjecare ka me kater motrat e saj. Burimet saktesuan se ato do meren serisht ne pyetje me qellim marrjen e ndonje te dhene tjeter qe do ishte ne interes te zbardhjes se misterit te zhdukjes se Bleona Mates ne fshatin Zapod te Kukesit. Aktualisht ne Kukes jane duke hetuar kater oficere te Policise se Shtetit te cilet jane duke kryer cdo dite verifikime per kete ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›