E Diel, 1 Nëntor 2026

Killeri shqiptar romance dashurie me skocezen

20/09/2010Gruaja 44 vjece me emrin Jean Goudie rrefeu historine e saj per Sunday Mail

Jeta e dyfishte e mjeshtrit shqiptar qe rrembeu nje zemer per tu maskuar

Megjithese Fatjon Kapri ishte njeri prej shqiptareve me te kerkuar nga Interpol Tirana gjate fshehjes ne Skoci ai kishte ndertuar nje romance dashurie me nje grua skoceze duke jetuar nje jete te dyfishte. Historine e kesaj romance me killerin shqiptar 44-vjecarja me emrin Jean Goudie e ka rrefyer per gazeten skoceze Sunday Mail. Gazeta britanike shkruan ne faqen e saj online historine e 30-vjecarit i cili aktualisht eshte i burgosur dhe ne pritje te ekstradimit per ne Shqiperi. Pas vrasjes ne Shqiperi dhe arratisjes ne Skoci 30-vjecari kishte hyre ne shkolle per te permiresuar gjuhen angleze ishte punesuar ne nje dyqan peshku dhe me pas kishte nisur nje lidhje me pronaren e dyqanit. Nderkohe ne Shqiperi gjykata e Elbasanit nis gjykimin e Fatjon Kaprit ne mungese. Ne maj te 2002 oficere te policise londineze dhe deshmitare te vrasjes udhetuan drejt Shqiperise per te dhene deshmite e tyre perpara tre gjyqtareve. Gjykata e Elbasanit e shpalli fajtor Kaprin dhe e denoi me 22 vjet burg per vrasjen e Ylli Pepes. As Kapri as pjesetare te familjes se tij te cilet ishin vene ne dijeni te procesit gjyqesor nuk kane qene te pranishem ne gjyq ve ne dukje gazeta britanike. Nje informacioni i ardhur nga Shqiperia me 2010 na tregoi se Kapri jetonte ne Glasgou tregon zedhenesi i policise vendase per gazeten britanike. Me 24 qershor 2010 personi me emrin Sajmir Sadiku u arrestua dhe iu moren gjurmet e ADN-se. Analizat vertetuan se ai ishte Fatjon Kapri dhe se ADN-ja e tij ishte e njejte me ADN-ne e gjetur ne vendin e krimit. Ende nuk e besoj thote Jean Goudie gruaja e cila perjetonte nje histori dashurie me te riun shqiptar. Ajo ka treguar se kur policia i kishte thene se Sajmiri ishte denuar ne Shqiperi per vrasje ishte shokuar. Te gjithe ata qe e kane njohur ate jane shokuar totalisht nga kjo ngjarje. Ai kishte hyre ilegalisht ne Mbreterine e Bashkuar duke udhetuar nen nje kamion dhe thoshte se ndiente se nuk kishte asnje zgjidhje tjeter vecse te jetonte diten pasi mendonte se nje dite vrasja do ta ndeshkonte vazhdon deshmine mamaja e tre femijeve. Te jem e ndershme mendoja se e kishte trilluar vete historine dhe se kam besuar asnjehere tregon Goudie.

Vrasja ne Shqiperi

Ne prill te 2001 Fatjon Kapri qelloi 4 here me thika shqiptarin Ylli Pepa pas nje grindjeje te castit me grushte. Menjehere vendos te largohet nga vendi i ngjarjes. Atehere policia nuk arriti ta gjente madje nuk arriti te siguronte asnje fotografi apo gjurme te ADN-se ne banesen e te afermve te tij ne Londer ku jetonte. I vetedijshem se nje dite prej ditesh vrasja do ta godiste pas shpine largohet drejt Skocise per te nisur nje jete tjeter nen identitetin e Sajmir Sadikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›