Ujerat e zeza kthejne ne mocal liqenin e Shkodres
20/09/2010Ishte parashikuar qe 3 vjet me pare devijimi ende asgje. Shnderrohet ne nje burim ndotjeje
SHKODER- Ujerat e zeza te qytetit vazhdojne te ndotin liqenin e Shkodres edhe pse qe ne vitin 2007 u premtua per derdhjen e tyre ne nje vend tjeter. Shume vite me pare ujerat e zeza te qytetit te Shkodres derdheshin ne ujerat e lumit Drin ne pjesen hyrese te qytetit pas Ures se Bahcallekut. Me pas derdhja e ketyre ujerave u zhvendos ne liqenin e Shkodres. Kjo zhvendosje solli kthimin e ujit te paster ne nje vend grumbullimi ujerash te zeza te qytetit. Era e rende ndotja si dhe insekte nga me te ndryshmet e grumbulluara buze liqenit ne krahun e banesave ka bere qe nga nje vend clodhes te kthehet ne burim ndotje dhe mjaft i rrezikshem per banoret.
Ndotja
Pervec eres se rende dhe rrezikut qe sjellin papastertite ujerat e zeza duke u shperndare ne ujerat e liqenit te Shkodres jane duke ndotur ndjeshem kete liqen cka shkakton dhe largimin dhe demtimin e resurseve peshkore. Ujerat e zeza perfundojne ne ujerat e lumit Buna dhe liqenit te Shkodres edhe pasi ligatinat ne kete zone jane shpallur Zone Ramsar te mbrojtura nga shteti duke krijuar nje tjeter absurditet ne qytetin e Shkodres. Ne lidhje me situaten e krijuar paten shprehur shqetesimet e tyre dhe shoqatat mjedisore te cilat kerkojne qe strukturat perkatese vendore dhe qendrore te marrin masat per eliminim e derdhjes se ujerave te zeza ne liqen pasi ndotja po behet shqetesuese. Rreth 3 vite me pare u premtua nga specialistet e Bashkise se Shkodres se derdhja e ujerave te zeza do te behej ne lumin Drin pasi eshte me i rrjedhshem ka nje temperature te ulet qe ndikon ne mos shtimin e mikrobeve dhe largohet me me shpejtesi drejt detit pa krijuar ndotje. Pavaresisht ketyre premtimeve perseri ujerat e zeza po behen jo vetem ndotes te liqenit te Shkodres por edhe nje shqetesim shume i madh per nje pjese te mire te banoreve qe jane zhvendosur te jetojne ne ate zone tek pallatet dhe banesat e reja private. Nderkohe ujerat e zeza po e kthejne ne mocalishte pjesen fundore te liqenit me te madh te Ballkanit nga ku fillon dhe buroje dhe lumi Buna. Nje situate e tille eshte krijuar pikerisht ne nje zone ku duhet te gjendeshin lloje te ndryshme peshku por fatkeqesisht gjen gjithcka pervec tyre. Derdhja e ujerave te zeza ne kete pjese te liqenit ka sjelle si pasoje dhe ngushtimin e shtratit te lumit Buna nderkohe qe priten projekte per ta kthyer kete lum ne nje port te Shkodres. Prej 30 vitesh lumi Buna nuk ka ndjere asnjehere nderhyrjen per pastrimin apo thellimin e shtratit duke e renduar se tepermi situaten ne kete ligatine teper te rendesishme per Shkodren por ne te ardhmen dhe per rajonin.