Terezina Dema si u largua nga teatri pse fliste gegerisht
20/09/2010E bija e nje prej familjeve me te medha shkodrane. U burgos me vite bashke me te shoqin
DURRES- Eshte larguar nga trupa e teatrit Aleksander Moisiu ne Durres vetem pse fliste gegerisht. Ky ka qene preteksti qe u ka sherbyer veglave te shtetit komunist dhe sigurimit te shtetit per te ndeshkuar e denuar me burg aktoren Tereza Dema bije e nje familje shkodrane. Fillimisht Tereza provoi percmimin e regjimit ne kohen qe i burgosen te atin ndersa e vuajti ne shpatullat e saj sapo i arrestuan te shoqin. Terezina Dema e njohur nder miqte e aktore si Zina u ngjit e u rrenua nga shkallet e teatrit me te cilin e kishte te lidhur jo vetem pasionin e punen por edhe jeten. Ne Shkoder persekutohet per shkak te te atit kurse ne Durres largohet nga puna pasi fliste gegerisht. Por realisht pas te gjithe asaj mjegullnaje qendronte pakenaqesia qe ishte krijuar rreth emrit te familjes se aktores. Shkodranishtja si e folme e gegerishtes ka qene gjithnje e folme e pelqyer nga komuniteti ne Durres per shkak te muzikalitetit qe afronte theksi ne fjale. Por me Zinen do te ndodhte ndryshe. Aktores do i behet e ditur se nuk mund te jete ne listen e aktoreve te teatrit Aleksander Moisiu ne Durres. Zina eshte nder te parat aktore femra dhe kjo e beri shume popullore si ne Shkoder edhe ne Durres por jeta e saj u perfshi nga dallge te forta te cilat e degdisen ne qelite e burgut se bashku me te shoqin. Shkak u be familja e prinderve te saj ngase i ati dhe fisi kishin manifestuar tendencen e hapur te perqafimit te kultures perendimore kulture e cila u shpall nga regjimi komunist si armike. Terezina Dajci Dema u rrit ne mjedise tipike shkodrane dhe jo vetem fjalori por edhe kultura e fituar ishte tipike shkodrane. Por humori shpotia ndaj veseve edukata qytetare shkodrane sinqeriteti ne shprehjen e gjykimeve te saj do te bien ndesh me kulturen komuniste qe po depertonte ne vendin tone.
Edukimi
Terezina Dema u lind ne qytetin e Shkodres me 21 gusht 1933. Ajo eshte vajza e Luigj Dajcit i cili ishte pjese e nje familje te mesme shkodrane. Familja Dajci ishte mjaft e pasionuar pas muzikes dhe me iniciativen e te atit te Terezines hapet kinemaja e pare ne qytetin e Shkodres duke marre emrin Rozafa. Luigj Dajci do te jete ne kete shoqeri nje nga krijuesit kryesore se bashku me shume emra te nderuar si Simon Rranxi Kel Luka Cin e Nush Daia Gege Gurakuqi Shuk Paloka Ton Dajci Gjon Lacaj dhe Kol Kasmaci. Kjo shoqeri u krijua me 13 shkurt 1918 per te pasur nje jetegjatesi prej 21 vitesh me sakte deri me 4 tetor 1939. Shoqeria Rozafa pervec muzikes merrej edhe me shfaqje teatrale. Terezina do te luante perkrah emrave te njohur si Ndoc Cikliqi Kolec Tafrruku Julka Kakarriqi Veronika Prela Domenika Veli Rrok Sheldia Ferdinand Bushati Gjovalin Carkaxhia Gjina Paskali Roza Xhuxha Lec Bushati Vitore Nino Tinka Kurti Bep Shiroka etj. Vetem 8 vjec ishte Treza asokohe kur do te provoje shijen per te qene ne krah te aktoreve te njohur e te medhenj te Shkodres dhe Shqiperise. Mesimet per piano do i marre nen edukimin e pedagogeve italiane e gjermane ne qytetin e saj te Shkodres. Me pas vajza me talent do te studioje ne Liceun Artistik ne te cilin bie ne sy per shkak te inteligjences dhe ambicieve te saj. Vendosja e sistemit komunist ne vendin tone do te sjelle pasoja te renda per familjen e Terezina Dajcit familje e njohur per pikepamje liberale e demokratike. Teksa studionte ne klasen e trete Tereza therritet ne zyre dhe i behet e ditur perjashtimi nga shkolla per shkak te pikepamjeve te familjes se saj. Biografia per familjen Dajci qe njollosur ngase nuk puqej me pikepamjet komuniste te kohes. Asokohe Terezina kishte mbushur te 18 vitet dhe njohja me te riun Mark Dema solli te tjera zhvillime ne jeten e saj. Dema qe profesor dhe njohes i disa gjuheve te huaja nderkohe qe dashuria me te u kurorezua ne vitin 1953. Cifti vendoset ne qytetin bregdetar te Durresit me deshiren dhe mendimin se nuk do te persekutoheshin.
Jeta
Ne qytetin e Durresit Terezina Dema per shkak te persekutimit politik fillon pune ne hekurudhe. Fale pasionit per artin dhe respektit qe krijoi ne kete administrate me ndihmen e dashamiresve te familjes se saj do te futet ne listen e aktoreve dhe aktoreve te teatrit Aleksander Moisiu i cili sapo ishte krijuar. Aty eshte njohur me te tjera aktore si Meropi Xhoja Vera Urumi Semiha Ishmi Marta Burda Rexhina Shiroka etj duke i dhene nje hop cilesor trupes se teatrit Aleksander Moisiu. Deshira per te vijuar studimet e lena ne mes. Tereza do te interesohet dhe do te vazhdoje klasen e fundit te gjimnazit pa shkeputje nga puna. Ardhja ne teatrin e Durresit do e vendose Terezinen gjate punes plot pasion ne krah te Nikolin Xhoja Llazar Murati Spiro Urumi Teodor Rupi Kol Tafili Todi Thanasi Vangjel Heba Kost Lezhja Gaqo Spiro Lutfi Hoxha etj. Fal seriozitetit pasionit kembenguljes dhe deshires se pashtershme Terezina Demes do i besohen role shume te rendesishme si Zerbineta ne Dredhite e Skapenit Lules ne Te rinjte Violeta tek Mbrapa mureve Tatjana ne Ljubov Jarovaja Zvjetllana ne Ceshtja Ivanovit Evgenia tek Kerkuesit e lumturise Sofia tek Fejesa e Sofies Burbuqja tek Vajza nga krahina Tixhja tek Udhekryqe dhe barrikada Anika tek Biri i humbur Juki tek Festa e fenereve Arta tek Semundja e rrezikshme Marijana Pleshojano tek Nota zero ne sjellje dhe shume role te tjera. Por syrit te sigurimit te shtetit nuk mund ti shpetonte lulezimi ne karriere i aktores se re. Ne fare pak kohe vjen edhe ndeshkimi tjeter. Pas perjashtimit nga dyert e gjimnazit vite me pare ne Shkoder kete here goditja e dyte do te jete me e rende. Kishin kaluar me shume se 15 vite qe Terezina kishte lene deren e babait dhe kohen e persekutimit. Ajo dhe personat qe e rrethonin mendonin se kishin mbaruar vitet e vuajtjes dhe persekutimit. Por ndodhi ndryshe. Ne vitin 1968 Terezina Dema largohet nga trupa e teatrit Aleksander Moisiu dhe dergohet mesuese ne shkollen e muzikes. Shkak per kete vendim ishte dialekti shkodran i aktores por ne fakt regjimi komunist nuk mund te lejonte qe nje femer e nje familje armike e regjimit te ishte pjese e trupes se teatrit. Dy vitet e punes se saj si mesimdhenese do te jene te ngarkuara me vuajtje pasi asaj nuk i ndahet percmimi. Per te mos mjaftuar ndeshkimi psikologjik e moral regjimi i kohes kapercen edhe me tej ne skenarin e vet per ta shkaterruar perfundimisht familjen e Terezina Demes. Sistemi nuk kishte harruar. Me 5 nentor 1971 bashkeshorti i saj Mark Dema arrestohet. Ai akuzohet per vepren e rende penale te kohes ate te ushtrimit dhe aktivitetit subversiv te agjitacionit e propagandes. Pas muajve te tere hetuesie e torture antinjerezore bashkeshorti aktores Tereza Dema denohet me 23 vjet burg duke fundosur perfundimisht te gjitha endrrat e ciftit. Por vuajtjet nuk kane pasur te mbaruar ngase dy muaj pas arrestimit te Mark Demes sigurimi ve ne pranga me 5 janar 1972 aktoren Zina Dema. Edhe ajo denohet nen te njejten akuze ate te agjitacionit e propagandes duke u detyruar te vuaje ne qelite e mykura te lagshta e te pista 4 vjet burg.
Liria
Liria erdhi shume vone per Terezina Demen se ciles iu fundos karriera dhe lumturia vetem pse familja e saj kishte shfaqur prirje te hapura antikomuniste. Vet aktorja karriera e se ciles u keput ne mes vuajti me shume se tre vite ne qeli kurse burri i saj kaloi te gjithe rinine ne burgje per tu liruar ne vitin 1988 ne kohen kur sistemi komunist po jepte grahmat e fundit. Pas daljes nga burgu Zina futet ne pune ne ndermarrjen e Nish Gomes pasi familja qe tashme ishte ne qender te luftes se klasave nuk mund te lejohej te bente pune me te mire. Nuk mund te behej fjale as per rikthimin ne trupen e teatrit derisa ne fillimin e viteve 90 familja Dema eshte nder te parat qe i drejtohet emigracionit. Edhe pas vdekjes se bashkeshortit Zina nuk ndahet nga dy djemte Fredi dhe Zherari te cilet aktualisht jetojne ne Itali. Nena dhe aktorja edukon virtyte te larta morale dhe fisnikeri per kombin e atdheun duke mos u dhene asnje shkas femijeve te saj te mendojne per vuajtjet e saj e te bashkeshortit. Teatri dhe muzika qene pasionet e Terezines me te cilet ajo u ngushellua edhe ne vitet e persekutimit. Ne qelite e burgut Zina shkruante ne mur notat muzikore. Atje edhe thurte kenge. Kultura familjare dhe ajo arsimore e fituar ne jete i dhane mundesi te mbijetoje perballe vuajtjes.
Aktoret e krijimit te teatrit Aleksander Moisiu me 11 janar 1953
1. Nikolin Xhoja
2. Meropi Xhoja
3. Spiro Urumi
4. Teodor Rupi
5. Vlash Kalavaci
6. Semiha Ishmi
7. Margarita Gallani
8. Bernardina Qerraxhia
9. Kole Tafili
10. Ferial Alibali
11. Athanas Xhimitiku
12. Sotir Afezolli
13. Llazar Murati
14. Dhimiter Spiru
15. Kost Lezhja
Komedia e pare 12 prill 1953
Vajza nga fshati
Autori Fatmir Gjata
Regjisor Pandi Stillu
Piktor Ismail Hidri
Me shume shfaqje jane realizuar me
Prefekti 350 shfaqje
Kartela e verdhe 300 shfaqje
Martesa 200 shfaqje
Familja e peshkatarit 180 shfaqje
Mulliri Koste Bardhit 150 shfaqje