Konfindustria: Të hiqet TVSH-ja për makineritë e biznesit prodhues
09/03/2009 Buxhuku: Duhet të shtohet prodhimi i brendshëm
Grupimi i industrialistëve më të mëdhenj në vend, Konfindustria, kërkoi dje nga Qeveria që të heqë sa më shpejt një prej detyrimeve që mund të lehtësojë bizneset prodhuese. Bëhet fjalë për tatimin mbi vlerën e shtuar për makineritë dhe pajisjet që u shërbejnë këtyre veprimtarive. “Konfindustria vlerëson se heqja e TVSH-së është domosdoshmëri për të mbajtur dhe nxitur shtimin e prodhimit të brendshëm, aq shumë të nevojshëm në çdo kohë dhe sidomos në kushtet kur pasojat e krizës financiare botërore po prekin ndjeshëm ekonominë e vendit”, - tha dje Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë. Sipas Buxhukut, Shqipëria ndodhet në një situatë shumë të qartë, në të cilën, për arsye objektive, kuptohet se nuk ka aftësi për të përgatitur skema subvencionuese miliarda dollarësh siç po veprojnë vende të tjera të zhvilluara për përballimin e krizës. “Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet do të ishte një nga lëvizjet e mundshme me vlera të prekshme financiare për investitorët, sikundër me vlera psikologjike të vlefshme për të mbajtur të gjallë sipërmarrjen prodhuese vendore në kushtet e tregjeve të goditura nga kriza globale”, - tha Buxhuku. Sipas tij, vendi ynë aktualisht ka nevojë urgjente të shtojë prodhimin e brendshëm të mallrave dhe shërbimeve, të ulë importet dhe të përmirësojë sa më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme deficitin tregtar. Kjo, sipas Buxhukut, është rruga e vetme për të arritur në afatgjatë stabilitetin e monedhës kombëtare dhe vetë stabilitetin makroekonomik të vendit. “Konfindustria vlerëson se rreziku më i madh i shfaqjes së krizës botërore për ekonominë shqiptare në një periudhë afatmesme do të ishte ulja e konkurrencës së mallrave dhe shërbimeve vendore krahasimisht atyre të vendeve konkurrente tona, çka nëse nuk merren masa të gjithanshme do të ishte me pasoja të pallogaritshme, që mund të sillte humbje të thella deri falimentim të industrive vendore”, - nënvizoi Buxhuku. Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet në shërbim të nxitjes së prodhimit të mallrave dhe shërbimeve vendore është domosdoshmëri nëse vlerësohet shkalla e ulët e konkurrueshmërisë së industrive vendore krahasimisht të vendeve të tjera aq më shumë në kushtet e tregjeve të varfëruara rajonale e botërore, kur lufta për tregje është më e ashpër se asnjëherë tjetër.