Spahiu: AK fryma që do sjellë një doktrinë të re
TIRANE- Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi ka inaguruar sot zyrën e AK në Elbasan si parti, ndërsa ka ftuar qytetarët elbasanas t’i bashkohen aktivitetit të kësaj zyre, që sic tha ai është fryma e një doktrine të re.
“Sot Aleanca Kuq e Zi ka një institucionalizim të lëvizjes. Të shtunën fillon aktiviteti i zyrës në Elbasan si parti politike. Aleanca Kuq e Zi nuk ka fraksione mes të majtës e së djathtës, është një lëvizje popullore që sjell frymën e një doctrine të re, prandaj ftoj qytetarët elbasanas të bëhen pjesë e saj”, u shpreh Spahiu.
Ai u shpreh më tej se AK është një lëvizje që forcon gjithë shqiptarët, prandaj kërkoi bashkimin nën moton ‘Shqipëria bëhet’. Sipas Spahiut, shqiptarët mund të shkojnë në BE vetëm të bashkuar.
(ma.ar/BalkanWeb)