E Diel, 1 Nëntor 2026

Ray J: Kam foto e video erotike të Whitney Houston, do t’i publikoj

SHBA – Kur kanë kaluar gati 2 muaj nga vdekja e saj, këngëtarja Whitney Houston vijon të jetë në qendër të interesit të mediave të huaja.

Kësaj herë mediat i janë referuar deklaratës së fundit të ish-të dashurit të saj Ray J, i cili ka bërë të ditur se do të publikojë foto dhe video erotike të këngëtares, të xhiruara gjatë momenteve të tyre intime.

Sipas burimeve të afërta me Houston, këngëtarja i trembej braktisjes së mundshme nga i dashuri, 17 vjet më i ri se ajo, dhe për këtë arsye pranonte çdo gjë që Ray J i kërkonte.

Këngëtari i muzikës R&B duket se synon ta përdorë lidhjen e tij me Whitney Houston për të fituar financiarisht, ndërsa familjarët e këngëtares i kanë kërkuar 31-vjeçarit të mos e njollosë figurën e saj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›