Akuza jep pretencën për të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit

Pas më gati rreth 200 seancash gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, këtij procesi duket se po i vjen fundi, ku pas akuzës së ngritur nga Prokuroria pritet të jepet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.
Në këtë proces janë të pandehur 29 persona, shumica ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave,300 të tjerë u plagosën, si dhe u shkatërruan qindra banesa e godina biznesesh.
Edhe pse tragjedia ishte e përmasave të mëdha, aktualisht asnjë prej të akuzuarve nuk ndodhet në qeli. Ish-administratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish- drejtori i fabrikës, Dritan Mixholi, ish-drejtor i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-shefi i kontrollit të municioneve në Gërdec, Sokol Ngjeci, fituan lirinë pak muaj më parë pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit, dhe gjykimi ndaj tyre vazhdoi jashtë qelive të burgut. /Start/
2011-10-03 09:18