E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, kanos me armë ish-vjehrrën, arrestohet

Në pranga ra Erald Tahirllari, banues në fshatin Lumalas, i cili gjatë së shtunës ka kanosur me armë nënën e ish-bashkëshortes S.Muçi, si dhe ka spërkatur me benzinë ambientet e jashtme të banesës së saj.

Policia nuk e ka sekuestruar ende armë që posedonte i riu, ndërsa ai do të gjykohet për tre vepra penale. Materialet e përpiluara në ngarkim të shtetasit të mësipërm do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-10-03 09:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›