Gërdeci, sot pritet të jepet pretenca për 29 të akuzuarit
Pas një seriali të gjatë shtyrjesh, procesi i tragjedisë së Gërdecit pritet që sot të prek epilogun. Duke qenë se akuza ka përfunduar procesin e thirrjes së dëshmitarëve dhe mbrojtja është në përfundim të pretendimeve të saj sot prokurorët do të thonë fjalën e tyre, pra do të kërkojnë masën e dënimit për 29 të pandehurit.
Sot pritet të mësojmë dënimin që do të kërkojë organi i akuzës për të pandehurit e Gërdecit ndërsa nëse do të ecet me këtë ritëm në fund të tetorit pritet që dosja voluminoze te ketë edhe një fund, në të kundërtën do të zgjatet edhe në muajt në vazhdim.
Kështu pas tre vjetësh sorrollatje në gjykatën e Tiranës duket se më në fund gjyqi i shumëpërfolur i tragjedisë së Gërdecit, ku janë hedhur dhe stërhedhur akuza, ku janë bërë dhe janë ribërë me qindra kërkesa nga avokatët dhe të pandehurit, ku ku pasur në qeli katër persona dhe që ata janë lënë me arrest shtëpie, do të ketë edhe fundin e tij.