E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për krime lufte, ambasadori Selimi sot para gjyqit

PRISHTINE- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi i cili dyshohet për krime lufte, pritet të dalë sot para gjykatës. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare. Sipas tyre avokati i Selimit ka pranuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.

Selimi pritet të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse ambasadorit Selimi do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.

Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty bashkë me Selimin, do të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, 5 të akuzuarit e tjerë.

Të gjithë këta akuzohen për krime lufte, arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›