Tërmeti me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter trondit Rusinë
RUSI- Një tërmet me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter, që goditi sot brigjet e Detit të Ohotskut, në Lindjen e Largme Ruse, u ndje deri në Moskë, edhe pse distanca mes tyre është 7 000 kilometra.
''Epiqendra e tërmetit ishte rreth 600 kilometra nën Detin e Ohotskut'', sipas institutit amerikan, USGS.
Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, tërmeti ndodhi në orën 05:47 GMT, dhe fatmirësisht nuk janë shënuar viktima .
Autoritetet ruse thonë se kanë lëshuar një paralajmërim për cunami në ishujt Sakhalin dhe Kurile, duke iu kërkuar banorëve që të ngjiten lart për sigurinë e tyre, por, më pas e tërhoqi paralajmërimin.
Petropavlovsk-Kamchatski, qyteti kryesor në gadishullin e Kamchatkas, është vend i bazës së nëndetësve bërthamore.
(e.m/BalkanWeb)