E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza per zgjedhjet, SHBA rrezon Uidhers

As Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk kane shfaqur shqetesime se zgjedhjet do te vidhen, ashtu sikunder aludoi ish ambasadori Xhon Uidhers, nje ish diplomat amerikan tashme ne pension. Eshte zyrtari i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit, Xhonatan Mur, ai qe hedh poshte aludimet e Uidhers. Deklaratat ishin pjese e nje debati te organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan. Teme e debatit ishte ecuria e pergatitjes se zgjedhjeve politike te 23 qershorit ne Shqiperi dhe kjo ceshtje eshte diskutuar ne Uashington, ne nje debat te zgjeruar.

Ne kete takim mori pjese dhe Drejtori per Evropen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin e Shtetit Jonathan Moore, qe pak dite me pare vizitoi Shqiperine. Ai ka kerkuar qe te mos shtyhen zgjedhjet ne Shqiperi, ndersa shtoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe institucionet e tjera qe merren me zgjedhjet do te kene vezhguesit e tyre te angazhuar ne keto votime.

Ne fund te seances, ka nderhyre edhe ish-ambasadori amerikan ne Shqiperi, John Uidhers, i cili ka deklaruar se mazhoranca ne Shqiperi do te vjedhe keto zgjedhje. Por Drejtori per Evropen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore ka replikuar, duke kujtuar se pak dite me pare ka takuar edhe Ramen edhe Meten dhe asnjeri prej tyre dhe askush nga opozita ne Shqiperi nuk ka shfaqur nje shqetesim te tille, perkundrazi kane deklaruar se do t’i fitojne zgjedhjet. Z. Mur u shpreh gjithashtu se opozita me mosvotimin e tre ligjeve, ka bllokuar per qellime politike integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›