Burri i dhunshëm dhe me një depo armësh në shtëpi dënohet 16 muaj burg
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 muaj burg një burrë i cili dhunonte në mënyrë sistematike bashkëshorten dhe vajzën e mitur. Por veç dhunës, gjatë ndalimit në banesë atij i është gjendur një arsenal i tërë armësh dhe municionesh.
Babai im është pa punë dhe sa herë ai vjen në banesë ushtron dhunë fizike ndaj nënës sime dhe ndaj nesh. Sqaroj se ai edhe ne na kërcënon me jetë në mënyrë sistematike dhe për këtë ndihem e frikësuar. Kështu ka deklaruar në denoncimin e që ka bërë ndaj babit të saj, vajza e shtetasit me iniciale T.C, për të cillin Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë dënimin me 16 muaj heqje lirie nën akuzën e Dhunës në familje dheProdhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.
Sipas vendimit të gjykatës së sdhkallës së parë në Tiranë, rezulton se më datën 29.11.2012, në komisariatin numër 3 të kryeqytetit rreth mesditës, vajza me inicialet T.C ka njoftuar në telefon policinë se babai i saj kishte dhunuar nënën.
Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të pendehurit, ka gjetur një sasi e konsiderueshme armësh luftarake e municioni, konkretisht, sipas procecverbalit: një armë zjarri, model 56, me qytë druri; 11 (njëmbëdhjetë) krëhëra me dhjetë fishekë ; një krëhër me 10 (dhjetë) fishekë model 56; një armë zjarri automatik, model 56, me qytë druri të prerë; 4 (katër) krëhëra automatiku të mbushur me fishek; 3 (tre) granata; kuti metalike me diametër 10 cm dhe gjatësi 12 cm; me një sasi të konsiderueshme fishekësh, model 56; 4 (katër) granata; 1 (një) ndezës me unazë (rrethunazor); 4 (katër) fishekë të armëve të gjuetisë.
Në këtë moment policia ka shoqëruar në komisariat të pandehurin si dhe bashkëshorten e vajzën për të marrë deklaratat e tyre. Në denoncimin e saj, bashkëshortja ka deklaruar se në datën 29.11.2012 Tefiku ka dalë nga banesa, nuk e di se ku ka shkuar dhe është kthyer rreth orës 14:00. Sapo ka hyrë në banesë ka kërkuar bukë për të ngrënë, unë i kam shtruar tavolinën dhe ai ka filluar të përdorë fjalë banale ndaj meje si kurvë, plerë etj. Unë i kam thënë të mos bërtiste dhe të mos më ofendonte mua dhe familjen time, ai u revoltua dhe është çuar nga tavolina dhe më ka goditur me grusht në fytyrë duke më shkaktuar dëmtime tek pjesa e buzës. Unë kam tentuar të dal jashtë për tu mbrojtur, ai më kapi, më ka futur përëri në banesë duke më goditur me shkelma në pjesë të ndryshme të trupit…...
Në këtë kohë në banesë ka mbërritur vajza e tyre e madhe, e cila, pasi ka parë konfliktin mes prindërve të saj ka njoftuar policinë.
Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nën akuzën e Prodhimit dhe mbajtjes se armëve luftarake dhe municionit pa lejesi dhe Dhunë në familje, e ka dënuar atë me 16 muaj burgim.