E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet kreu i Zyrës për Kosovën në Serbi, Vulin i pakënaqur nga pakti

vulin_Veriu(1)Serbi- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Aleksandar Vulin, ka dhë mbrëmë dorëheqjen nga ky post, pasi ka mbetur i pakënaqur nga marrveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sot para jush dhe para popullit, e nesër para qeverisë dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS e Nikoliçit) më duhet të jap dorëheqje nga detyra e drejtorit të Zyrës për Ksosovën,- i tha Vulin RTV të Serbisë.

Sipas Kohës Ditore, Vulin deklaroi se edhe gjatë negociatave në Bruksel ishte kundër përafrimit të marrëveshjes në formën në të cilën ajo u pranua në fund.

Ua kam dhënë fjalën serbëve të Kosovës se marrëveshja do të jetë ndryshe dhe se do tia dal të bëj atë që ndoshta ishte e pamundur,- ka thënë Vulin dhe ka shtuar se mbështet plotësisht kërkesën e serbëve të Kosovës për referendum rreth marrëveshjes Beograd-Prishtinë, raportuan pak më parë mediet serbe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›