E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza shtesë ndaj guvernatorit Rexhepi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka zgjeruar sot hetimin ndaj guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Akuzat shtesë kanë të bëjnë me "Abuzimin e pozitës zyrtare” dhe ”Marrjen e ryshfetit”.

"Çështja ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës të kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Rexhepi të premten e kaluar është nxjerrë nga zyra i lidhur me pranga dhe i shoqëruar nga oficerët e Policisë së Kosovës, pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit.

“Këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave”, pati sqaruar atëbotë EULEX-i.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›