E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Zgjedhjet e reja për KLD, do të rrisë efiçencën e tij

Tiranë, 28 korrik, NOA Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori pjesë sot në takimin me kryetaren e Gjykatës se Lartë dhe kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe Apeleve, për të diskutuar mbi situatën e krijuar në sistemin gjyqësor.

Prej dy vjetësh, konferenca e gjyqtarëve nuk funksionon në Shqipëri për shkak se në tetor të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese shpalli anti-kushtetues ligjin Për funksionimin dhe organizimin e konferencës gjyqësorë.

Në këtë takim, Spahiu diskutoi mbi mënyrat e daljes nga kriza në të cilën është futur konferenca gjyqësore, krizë e cila ka çuar në mos zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të KLD-së.

Kreshnik Spahiu, deklaroi se zgjedhjet e reja për Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të ridimensionojë dhe do të rrisë efiçencën në punën e KLD-së.

Spahiu theksoi më tej që në mungesë të ligjit është e domosdoshme mbledhja e gjyqtarëve për miratimin e rregullave dhe statutit të brendshëm, si një mundësi dhe garanci për një proces zgjedhor të lirë dhe të barabartë për gjyqtarët.

Sipas tij, miratimi i rregullave dhe normave të funksionimit dhe organizimit të konferencës mund të bëjnë të mundur zgjedhje legjitime për anëtaret e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ose në të kundërt mund të kemi një proces të kontestueshëm dhe jo kushtetues.

Në përfundim, Spahiu deklaroi se standardet e reja që duhen vendosur nga konferenca e gjyqtarëve duhet të shmangin domosdoshmërish në të ardhmen çdo lloj konflikti interesash brenda KLD-së.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27717-spahiu-zgjedhjet-e-reja-per-kld-do-te-rrise-eficencen-e-tij","title":"Spahiu: Zgjedhjet e reja për KLD, do të rrisë efiçencën e tij","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›