Kusari: Të zbardhet keqpërdorimi i 80 milionëve

Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari–Lila, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për joseriozitet dhe mungesë vullneti për luftimin e korrupsionit.
Në një konferencë për media, Kusari-Lila theksoi se nëse hetimet lidhur me Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit përmbyllen me arrestimin e një punëtori teknik, atëherë gjithë ajo që është bërë ishte një spektakël i panevojshëm.
Hetime duhet të japin përgjigje për 80 milionët e keqpërdorur, të cilat i ka përmendur kryeprokurori i EULEX-it.
“Mendoj se kapaku i hetimeve do të ishte dhënia e përgjigjes së keqpërdorimit të gjithë atyre milionave që janë prezantuar nga vetë kryeprokurori i tashëm i EULEX-it. Në deklaratën e tij, ai ka përmendur diku afër 80 milionë, na tregoi adresën dhe përfituesit e këtyre 80 milionë eurove që dyshohet se janë keqpërdorur në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit. Në fund të fundit ka ardhur një deklaratë nga një zyrtarë shumë i lartë i EULEX-it, i cili e ka bërë me vullnetin e vetë të lirë, duke biseduar me mediat. Prandaj përgjigja që u duhet dhënë qytetarëve të Republikës së Kosovës është se ku kanë shkuar 80 milionë euro që dyshohet se janë keqpërdorur nga MTPT-ja, mjete të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kusari, transmeton KosovaPress.