E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: E majta Europiane mbështet ofertën e maxhorancës Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl',

Kryeministri Berisha deklaroai në emisionin “Opinion“ të gazetarit Blendi Fevziu se një kauzë mafioze mban jashtë kuvendit opozitën. Për të mbështetur këtë deklarim Kryeministri Berisha kujtoi se rezultatet e e zgjedhjeve të 28 qershorit, i certifikuan qytetaret komisionerët opozitarë dhe institucionet ndërkombëtare që monitoruan zgjedhjet. Rreth tre orë e 30 minuta kryeministri sqaroi hap pas hapi, marrëdhëniet me opozitën, kundërshtitë dhe ashpërsimin e toneve me kryetarin aktual Rama, qendrimin e ndërkombëtareve mbi zhvillimet politike në Shqipëri, akuzat në adresë të tij dhe familjes Berisha nga kryetari i selisë rozë. Kryeministri tha në Opinion se përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, kanë mbështetur në vijimësi pozicionin e maxhorancës duke e cilësuar të papranueshëm kushtin e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Këtu kryeministri solli edhe një qendrim të përfaqësuesve të së majtës europiane, të cilët i kanë dhënë të drejtë qeverisë.
Berisha tha se pavarësisht mungesës së opozitës, Kuvendi ka miratuar ligje dhe qeveria ka vijuar me procesin e reformave dhe se nuk është krijuar asnjë vakum ligjor, gjë që si u shpreh kryeministri nuk e zëvendëson praninë e opozitës në Kuvend.
Kryeministri e cilësoi shpifje akuzën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Akuzë që e ngarkon me përgjegjësi për internimin e një familjaje mjekësh gjatë regjimit komunist.
Dosjen që flet për 750 milionë euro të abuzimeve të kryetarit të Bashkisë Edi Rama, Berisha tha se do ta dërgojë në Prokurori. Berisha deklaroai se opozita është peng e Kupolës së Mafies, ai shtoi se do të garantojë zhvillimin e protestave në të gjithë vendin, por nëse ato marrin karakter të dhunshëm, përgjegjës do të jetë vetëm Edi Rama. “Opinion” i kushtori vëmendje të posaçme edhe ngjarjeve të vitit ’90, kthesës së madhe për vendin që shënoi edhe rënien e regjimit komunist një ngjarje që qeveria ka vendosur ta përkujtojë në 8 Dhjetor në Tiranë në një manifestim qytetar pa dallim bindesh politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›