Akuzat, Obama ka “manipuluar” fotot

Fotoja që sipas Cashill është e manipuluar
SHBA, 9 prill, NOA – Dy foto të presidentit Amerikan Barak Obama janë duke bërë xhiron e botës, pas denoncimit që ka bërë komentatori politik i djathtë Jack Cashill. Ai ka hedhur në treg idenë se fotoja e Obamës, që u prezantua në librin për jetën e tij dhe në fushatën elektorale me gjyshërit e tij nga nëna, është një montazh.
Cashill ka sjellë një foto të ngjashme me atë të publikuar në libër dhe argumenton se Obama dhe stafi i tij e kanë manipuluar me fotoshop, për të krijuar idenë se kandidati për president është rritur në SHBA dhe ka pasur marrëdhënie të mira me prindërit.
Kjo ide ka gjetur mbështetjen e njerëzve që besojnë në teoritë konspirative dhe që mendojnë se Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(2) Fotoja "orgjinale"
Në foton e parë paraqitet pamja që Obama e ka publikuar në librin e tij dhe që u bë publike dhe gjatë fushatës elektorale, për të treguar lidhjen e tij me prindërit e nënës. Fotoja është bërë në Universitetin Kolumbia në SHBA.
Në foton e dytë, janë vetëm prindërit e nënës së tij, Armour Dunham e Madelyn Lee Payne Dunham, dhe sipas Cashill mbi këtë foto është bërë montazhi. Por sipas mediave serioze, nuk është Obama ai që ka mashtruar, por Cashilli. Në foton e dytë vihet re një hije e gjurit të Obamës, e cila është harruar të fshihet me fotoshop nga gazetari.
a.k/NOA
Lajme të ngjashme600 milionë dollarë për të marrë Shtëpinë e Bardhë Shtëpia e Bardhë, Obama e gjen derën të mbyllur SHBA, Obama duhet të marrë lejen e kongresit për LibinëSot 8 marsi, dita e Nënës apo e Gruas?!Obama nis fushatën për zgjedhjet 2012 Lidhje: Armour Dunha, fotoshop, gjyshërit, Madelyn Lee Payne Dunham, nena, Obama