Akuzat Berisha Hetim i paanshem

Kryeministri Sali Berisha kerkoi hetim te paanshem per te gjitha akuzat qe jane bere ditet e fundit nga dy kahet e politikes shqiptare per perfshirje te emrave te ndryshem ne afera.
Ne mbledhjen e sotme te grupit kuvendor demokrat Berisha ftoi Prokurorine e Pergjithshme Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te Pasurive Drejtorine e Luftes kunder Krimit te Organizuar Drejtorine e Luftes Kunder Larjes se Parave qe te hetojne me paanesi per cdo akuze te bere nga palet ne media shqiptare.
Ju garantoj se shumica ka gatishmerine per te mbeshtetur cdo hetim te cilesdo natyre jashte cdo lloj imuniteti tha Berisha.
Kryeministri beson ne permbushjen e detyrimeve ligjore nga institucionet.
Ne si mazhorance qendrojme te hapur mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerre te verteten ashtu sic eshte tha Berisha.