E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per afera Berisha Mbeshtesim cdo hap per te verteten

Kryeministri Berisha i beri thirrje prokurorise se pergjithshme dhe ILDKP-se qe te nisin hetimet ne lidhje me akuzat e bera dite me pare mes dy paleve per korrupsion.

Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha i kerkoi prokurorise qe te hetoje ne menyre te paanshme te gjitha akuzat te ngritura nga te dyja palet.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se maxhoranca eshte e gatshme te mbeshtese cdo hap te ndermarre nga ky institucion per te zbardhur te verteten per akuzat e ngritura ditet e fundit per afera korruptive.

Dua te garantoje qe do te mbeshtese cdo hetim jashte cdo imuniteti dhe uroj dhe deshiroj qe i njejte vullnet te deshoje edhe pala tjeter dhe natyrisht qe ligji dhe kushtetuta jane paresore theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i cilesoi si mjaft te nevojshme sygjerimet e ILDKP-se per disa ndryshime ligjore dhe sipas tij maxhoranca do te vertetoje qe kjo shumice eshte e gatshme ti shqyrtoje keto sygjerime ne menyre sa me serioze.

Une besoj qe cdo intitucion do te permbush detyrimet e tij ligjore dhe do ti tregoje shqiptareve qe gjithcka analizohet ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit theksoi Berisha duke shtuar se maxhoranca mirepresim cdo hap qe merret per cdo zyrtar per te treguar te verteten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›