E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis merkatoja e deputeteve ne politike

Maxhoranca dhe opozita shkembyen nga nje deputet brenda pak ditesh duke perseritur fenomenin e trafikimit te deputeteve i cili ka shoqeruar pothuajse cdo legjislature.

Vangjel Tavo deputeti i qarkut te Gjirokastres vendosi te largohet nga PS-ja per te qene nje deputet i pavarur duke bere qe opozita te humbase avantazhin ndaj maxhorances te fituar pas levizjes se deputetit te qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj.

Nepermjet nje letre deputeti Tavo motivoi largimin nga PS-ja me zhgenjimin nga lidershipi i PS-se duke lene te nenkuptohet se vota e tij ne parlament nuk do te jete ne te njejten linje me opoziten. Pak dite me pare nepermjet nje letre ishte Paulin Sterkaj deputeti demokrat i cili deklaroi se ishte zhgenjyer nga Partia Demokratike dhe korrupsioni qe kishte perfshire vendin prandaj po largohej.

Me kete levizje te fundit te deputeteve maxhoranca dhe opozita kane arritur te ruajne ekulibrin e votave opozita ka 65 deputete dhe maxhoranca ka 75 deputete.

Nje tjeter levizje qe ka ndodhur ne fillim te kesaj legjislature ka qene edhe krijimi i PDU-se nje parti me dy deputete Shpetim Idrizin qe braktisi PS-ne dhe Dashmir Tahirin qe u largua nga PDI-ja.

Per shkak te diferences se ngushte te votave mes maxhorances dhe opozites cdo levizje e deputeteve nga njeri kamp tek tjetri ndiqet me shume vemendje edhe pse gjate legjislatures se kaluar levizja e deputeteve ka qene nje fenomen me i shpeshte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›