E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-vendoreve Te organizohemi per protestat e opozites

Kryetari i bashkise se Tiranes dhe njeheresh kreu i PS-se Edi Rama ka paralajmeruar organizimin e protestave dhe i ka bere thirrje perfaqesuesve te komunave dhe bashkive socialiste qe te bashkohen me protestat masive te opozites.

Ne nje takim per autonomine vendore kryebashkiaku Rama theksoi se eshte koha qe bashkite dhe komunat te organizohen per protestat qe do te nisin se shpejti ne te gjithe vendin.

Eumlshte koha qe komunat dhe bashkite qe mbrojne te drejtat e qytetareve duhet te angazhon ne levizje te protestave ne te gjithe vendin per kete drame qe po kalon sipermarrja theksoi Rama.

Nderkohe Rama gjithashtu ka akuzuar serish qeverine se po cenon autonomine vendore duke shtuar se biznesi i vogel dhe pushteti vendor ndodhet ne veshtiresi per shkak te politikave te kesaj qeverie.

Ne kushtet e nje krize qe shkon duke u renduar dhe qe fshihet pas propagandes dhe fjalimve dhe mrekullirave ekonomike ekonomia shqiptare familjare sa vjen e rendohet theksoi Rama.

Sipas kryebashkiakut Rama nje shembull i mirefillte i korrupsionit te qeverise eshte edhe vendosja e kasave fiskale.

Kasat fiskale deshmojne qasjen e qeverise ndaj kesaj kategorie dhe tregon per perfitimet e medha abuzive qe qeveria po ben dhe tregon se ajo eshte ne gjendje te beje deme te medha per shqiptaret te cilet ne kushtet e krizes se rende ekonomike nuk arrijne do te mbyllin fundin e muajit theksoi me tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›