Akuzat PS-Bregu QKR: "MIA" e pezulluarPS:Po mashtroni
TIRANE- Kreu i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tomi Kola reagon ndaj akuzave të Partisë Socialiste për ndryshim të formularit të regjistrimit të biznesit për kompaninë Mia-International’, ku, sipas opozitës, bashkëshorti i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, është bashkëpronar me 30 % të aksioneve dhe përfaqësues ligjor i saj. Vetë ministrja mohon që bashkëshorti i saj të ketë kompani të lidhur me energjinë.
Në një reagim për shtyp drejtori i kësaj QKR tha sot se institucioni që ai drejton është “transparent” dhe bën apel që “Dokumentat mos lexohen politikisht”. Sipas zotit Kola sistemi elektronik është i pamanipulueshëm dhe se Kompania e Namik Ajazit është me status të pezulluar. Drejtori sqaron se Ajazi ka pasqyruar kërkesën e pezullimit në tetor 2009.
Xhacka akuzoi dje Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, se me urdhër të ministres Bregu ka ndryshuar formularin e regjistrimit të biznesit për kompanine MIA, 50 minuta pasi selia rozë bëri publikë disa formularë të këtij institucioni që i përkasin kompanive të kunatit të ministres Majlinda Bregu, zotit Hektor Ajazi. Sipas Xhackës ministrja Bregu urdhëroi QKR për te pezulluar aktivitetin e burrit si administrator i kësaj kompanie.
REAGON PS: DREJTORI I QRK-se TE JAPE DOREHEQJEN
Partia Socialiste akuzoi drejtorin e QKR-së se me urdhër të ministres Bregu ka manipuluar me dokumentacionet zyrtare.
“Zoti Drejtor, institucioni që ju drejtoni është kapur kryekeput nga familja në pushtet. Kompania MIA International në datën 27 gusht 2010 figuronte me status aktiv, me ortak dhe administrator bashkëshortin e Majlinda Bregut. Papritmas, dje, e njëjta kompani figuroi fillimisht me një ortak mangut dhe pa administrator, dhe vetëm 50 minuta më pas, statusi i saj u kthye nga aktive në të pezulluar.”- deklaroi sot në një prononcim për shtyp deputetja socialiste Olta Xhaçka
(s.g/BalkanWeb)