E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini shkarkon teknikun Mirel Josa

TIRANE- Humbja e djeshme ndaj Laçit 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Superligë i kushtoi shtrenjtë trajnerit të Shkumbinit, Mirel Josa, i cili u shkarkua sot nga presidenti i klubit peqinas Ylli Ndroqi.

Sipas burimeve nga klubi peqinas, Josa nuk përmbushi objektivat e klubit. Ndërkohë, pritet edhe emërimi i trajnerit të ri të Shkumbinit.

Pas dy javëve kampionat, Shkumbini renditet në vendin e 10-të të Superligës me 1 pikë, aq sa Tirana dhe Teuta, duke lënë pas vetëm Besën dhe Bylisin që kanë 0 pikë. Në javën e parë Shkumbini barazoi 2-2 në “Qemal Stafa” e ekipin e Kastritotit të Krujës.

Skuadra e Shkumbinit ka qenë ndër më aktivet në merkaton verore duke afruar futbollistë cilësorë si Kotorri, Grizha, Arapi, Mancaku, Veliaj, Kuli, Nora, Hodo, Roland Dervishi si dhe maqedonasi Aleksandër Kristjeviç. Por këto blerje nuk e kanë justifikuar ecurinë e Shkumbinit në dy javët e para, ndërsa ka vënë si objektiv para nisjes së sezonit, titullin kampion.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›