Akuzat, Vokshidhe Braçe nëprokurori
TIRANE-Akuzat dhe kundërakuzat e ndërsjella mes dy kampeve politike për korrupsion dhe përfshirje në afera të dyshimta kanë dërguar në prokurori, deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe atë socialist Erjon Braçe.
Lajmi konfirmohet per Gazeta Shqiptare nga burime zyrtare të njësisë së specializuar Task-Force pranë prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur një hetim kryesisht për të vërtetuar mbi faktet e bëra publike nga njerëzit e politikës përgjatë juavës së fundit. "Është një hetim i nisur kryesisht nga njësia për akuzat për korrupsion dhe abuzim më detyrën", tha një burim zyrtar i prokurorisë. Sipas të njëjtit burim, si deputetja Vokshi ashtu dhe Braçe kanë konfirmuar para prokurorëve, Ardian Braho dhe Valentin Preçi, të gjitha deklaratat e bëra politikisht dhe në formën e akuzave të ndërsjella.
Burime të rezervuara thanë se Vokshi nuk solli asnjë dokument që të vërtetojë akuzat e rënda për korrupsion të kryer nga kreu i opozitës. Madje, para prokurorëve ka rikonfirmuar edhe faktin se njeriu që ajo bashkëjeton, Arjan Tartari i ka dhënë një shumë të majme kreut të opozitës Rama.
Deputeti Braçe ka sjellë me vete vendimet e qeverisë mbi të cilat ka argumentuar akuzat e tij. Sipas prokurorisë, ky është problemi më i madh i punës hetimore, pasi të tilla deklarata nuk përmbajnë "fakte" korrupsioni". Sipas hetuesve, "denoncuesit" qoftë dhe nga foltoret e tyre hedhin vetëm akuza, pa i shoqëruar ato me dokumenta vërtetësie.
Gazeta Shqiptare meson me tej se hetimi i nisur nga Njësia Task-Force duket se do të dërgojë në prokurori edhe deputetë të tjerë si të maxzhoranxës ashtu dhe të opozitës. Një zyrtar i prokurorisë tha se do të thirren në ditët në vazhdim të gjithë deputetët të cilët kanë bërë akuza për korrupsion gjatë ditëve të fundit pa perjashtuar dhe biznesmene.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD: Ja gjobat që paguajnë firmat e ndërtimit tek Rama