E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 22 vjecarit shfrytëzoi një vajzë për prostitucion

SHKODER-Një 22 vjecar është ndaluar sot nga policia nën akuzat e rënda të tentatives se trafikimit të qënieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni.

Policia re Shkodrës bëri të ditur se ndaloi shtetasin Mark Maloca i njohur dhe me emrin Mark Ciobanu, 22 vjec nga fshati Trush i Shkodrës pasi dyshon se ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen 18 vjecare me inicialet F.K nga Kallmeti i Lezhës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se madje 22 vjecari tentoi ta trafikonte në Itali 18 vjecaren.

Fillimisht 18 vjecarja është denoncuar në polici si person i zhdukur që prej 19 korrikut të këtij viti, ditë kur ishte larguar nga banesa e saj dhe nuk ishte gjetur deri ditën e djeshme. Nuk duhen detaje, por mësohet se ka qënë vetë vajza që ka denoncuar në polici Ciobanun se e ka shfrytëzuar për prostitucion. Më tejk vajza rrëfeu se 22 vjecari tentnoi dhe ta trafikonte në shtetin fqinj, Itali.

Policia po heton për cështjen ndërsa ka marrë në pyetje 22 vjecarin. Ndërkohe po hetohet për mundesine e përfshirjes se personave të tjerë në këtë ngjarje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›