Sot, mot i nxehtë në vend, tëdielën ulen temperaturat
TIRANE-Per shkak te te nxehtit te stines se veres edhe sot jane shënuar temperatura të larta në vendin tonë. Por ja ku vjen lajmi i mire, inxehti pritet të largohet duke nisur nga e diela.
Parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë shënuar temperature të larta në mbarë vendin.
Në Durrës, Tiranë, Fier temperaturat më të larta janë shënuar 36 -20 gradë Celsius në Vlorë 32-22 gradë Celsius, në Shkodër 33-21 gradë Celsius, në Kukës 35-15. temperaturë më e freskët është shënuar gjatë ditës së sotme në Korcë me 29-14 gradë Celsius.
Gati me të njëjtin ritëm, noshta me 1 Gradë më pak këto temperatura do të zgjasin dhe ditën e nesërme (e shtunë).
Por, nga dita e dielë e në vazhdim me ditën e hënë 30 Gusht, temperaturat pritet të bien deri në kufirin e 31-30 e 29 gradë Celsius.
Madje të dielën në zonën verilindore të vendit dhe në perëndim priten dhe reshje lokale shiu.
Stina e verës këtë vit është karakterizuar me një mot të nxehtë kryesisht në Korrik dhe përgjatë gjithë Gushtit. Këta dy muaj kanë qënë të thatë në ndryshim nga muaji Qershor që nisi dhe përfundoi më shtrëngata shiu në pjesën më të madhe të tij.
(d.b/BalkanWeb)