E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vijon sërish akuzat ndaj Ministres Bregu

TIRANE-Deputetja e Partise Socialiste, Ermonela Felaj ka vijuar dhe sot akuzat ndaj Ministres së Integrimit Majlinda Bregu për përfshirjen e paligjshme te te afermve te saj në koncensione të HEC-eve.
“ Ju dje zonja Bregu pranuat përfshirjen e kunatit tuaj në koncension”, deklaroi felaj në një konferencë për shtyp.
Sipas Feljat, në qëndrën e regjistrimit të pasurive, kunati i Bregut rezulton një biznesmen diskosh që nuk ka në lidhje me energjinë.

“ E pavarësisht kësaj atij i është besuar koncension jo vetëm për ndërtimin e një HEC-i. Ndaj Zonja Bregu para se të dilni të deklaroheni për shtyp, konsultohuni me burrin dhe kunatin tuaj”, tha Felaj.

Një ditë më parë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Breguduke reaguar ndaj akuzave nga PS, tha se se kunati i saj, Hektor Ajazi, ushtron biznesin e tij të regjistruar në Regjistrin Tregtar si biznes VIP, prej vitit 2002, pra përpara se ajo të hynte në politikë në vitin 2005.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura dje nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, mbi bizneset e familjes Ajazi, Ministrja Bregu tha se bashkëshorti i saj nuk ka pasur dhe deri tani nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë aktivitet apo biznes në fushën e energjetikës.

Dje përmes një deklarate për shtyp, deputetja socialiste Ermonela Felaj kërkoi sot shpjegime nga Ministrja Bregu nëse është përfshirë në koncensionet për HEC-t që i janë dhënë kunatit të saj gjatë kësaj qeverisje.
"Ministrja Bregu duhet të përgjigjet nëse ka në pronësi bashkëshorti i saj Namik Beqir Ajazi ndonjë kompani aktive që ka lidhje me fushën e energjisë dhe nëse kunati, Hektor Beqir Ajazi ka ndonjë kompani aktive që operon edhe sot në sektorin e energjitikës", tha Felaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›